Partia Socialiste akuzon qeverinë se ka fshehur të dhënat reale të ekonomisë, ndërkohë që në vitin 2009, 20 mijë vetë kanë humbur punën.
Deputeti socialist Ilir Beqja deklaroi se qeveria e Sali Berishës po vjedh edhe në xhepat e shqiptarëve, pa bërë dallim mes tyre.
“Të dhënat zyrtare tregojnë se në muajt e parë të këtij viti, importi i makinerive dhe pajisjeve ka rënë me ¼, importi i materialeve të ndërtimit dhe metaleve ka rënë me 1/5, kredia afatmesme për investime në linja prodhimi ka rënë, eshtë shtuar vetëm kredia për kapital qarkullues, pra për të paguar paga e detyrimeve, sepse Ministri i Financave e shkeli edhe premtimin publik se deri në fund të shkurtit do të likujdonte të gjitha detyrimet ndaj sipërmarrësve që punojnë në punë publike, kreditë e këqija kanë arritur 11.5 % të portofolit të kredive”, u shpreh Beqja.
Bazuar në këto të dhëna,Beqja theksoi se në Shqipëri nuk ka investime, ndërsa 20 mijë vendet e humbura të punës askush nuk jep informacion se si do të rikuperohen.
Top Channel