Pezullohen punimet në shesh, mungon leja mjedisore
03/04/2010 12:35
Ministria e Mjedisit pezullon punën e bashkisë për rikonstruksionin e sheshit “Skënderbej” me arsyetimin e mungesës së lejes së mjedisit.
Inspektoriati i Mjedisit ka kryer sot një seri kontrollesh në shesh, duke pezulluar punimet si dhe duke gjobitur me 2 milion lekë bashkinë e Tiranës.
Sipas zyrtarëve të inspektoriatit, mungesa e lejes mjedisore është shkelje administrative.
Më parë ishte edhe ministri i Turizmit, Ferdinand Xhaferraj reagoi për sheshin, duke i konsideruar punimet të paligjshme, pasi zona është monument kulture.
Top Channel