Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu i ka dërguar një mesazh urimi Atit të Shenjtë, Papa Benediktit XVI, me rastin e festës së Pashkëve.

Në mesazhin e tij Sejdiu shpreh urimet e tij për festën katolike, si dhe falenderimet për kujdesin që Vatikani ka shprehur ndaj Kosovës.

“Në emër të popullit dhe institucioneve të Kosovës dua t’ju shpreh urimet më të përzemërta për festën e Pashkëve, si dhe falenderimet për kujdesin tuaj të vazhdueshëm për vendin tim”, është shprehur Sejdiu.

Top Channel