Rreth 150 ushtarë të KFOR-it nisën sot tërheqjen nga zona e Shtërpces për t’u vendosur në bazën amerikane të Bondsteel.

Ushtarët, nga Polonia dhe Ukraina, janë vendosur në Shtërpce 11 vjet më parë dhe do ta mbikëqyrin situatën përmes patrullimeve.

Komandanti i regjimentit, Mihail Zabrocki ka deklaruar se tërheqja vjen pas stabilizimit dhe sigurimit të situatës.

“Policia e Kosovës duhet të punojë vetë për ruajtjen e sigurisë, ndërsa KFOR do të jetë në vijën e dytë. Gjithësesi, do të jemi të gatshëm për të ndërhyrë në cdo moment për të ndihmuar banoret e Shtërpces”, ka pohuar Zabrocki.

Top Channel