Korcë, nis rituali i varrimit të Krishtit

03/04/2010 16:55

Pashkët ortodokse kanë nisur në Korcë me procesionin në ditën e së premtes së zezë, duke ndjekur në mënyrë simbolike ritualin e varrimit të Krishtit.

Një turmë disa kilometra e gjatë me besimtarë është bërë pjesë e këtij procesioni që simbolizon varrimin e Krishtit. Mijëra besimtarë ortodokse i bashkohen ditëve të Pashkës ortodokse në sheshin para katedrales ku është bërë takimi i epitafeve të të gjitha kishave.

Nga të paktën dhjetë kisha të qytetit epitafet janë takuar në qëndër të qytetit për të shëtitur në bulevardet kryesore ku janë rreshtuar në trotuare banorë dhe besimtarë për t’ju bashkuar karvanit të gjatë për të marrë pjesë në ceremoninë simbloke të varrimit të Krishtit.

Epitafet janë nxjerrë nga të gjitha kishat e qytetit për tu grumbulluar bashkë me besimtarët ortodoksë dhe nga shehsi i katedrales kanë vijuar më pas procesionin. Procesioni është shoqëruar edhe nga banda frymore e qytetit që ka ekzekutuar marshe funebre duke udhëhequr këtë ritual fetar që është drejtuar nga kleri ortodoks përgjatë bulevardeve kryesore të qytetit dhe që kujton varrimin e Krishtit.

Mitropoliti i Korcës, Hirësia e tij Imzot Joani, mes klerit ortodos ka dhënë bekime për besimtarët që kanë ndjekur këtë ceremoni. Rituali i procesionit kryehet cdo vit ditën e të premtes së zezë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB