Koncensionet në energjitikë, Prifti: Të suksesshme
03/04/2010 15:30
Ministri i Energjetikës Dritan Prifti e ka konsideruar të suskesshme ecurinë e koncensioneve në energjetikë.
Kreu i energjetikës pranoi se në disa raste lejet koncesionare shiten c’ka vonon edhe procesin e ndërtimit, por sipas tij kjo nuk është e paligjshme për sa kohë nuk thyhen afatet.
“Mund të ketë raste që janë dhënë edhe koncensione, por nuk kanë nisur të zbatohen. Ajo që ne bëjmë si ministri, është se kur tejkalohen afatet e nënshkruara në marrëveshje, ndërhyjmë për të mos i lejuar ato”, u shpreh Prifti.
Sipas ministrit Prifti shumë shpejt qeveria do t’i akordojë edhe 30 leje të tjera koncensionare, në sektorin e energjitikës.
Top Channel