Hudson mban dietë, humb 10 kg
03/04/2010 11:00
Jennifer Hudson është imazhi i ri i “Weight Watchers” dhe sot ajo është shumë më e hollë falë dietës së saj.
“Pashë një foto dhe nuk arrita ta njoh veten, ndaj vendosa që të bëj dietë dhe të vij sërish në formë”, thotë Hudson, e cila është bërë nënë në muajin gusht dhe vendosi të marrë në kontroll format e saj që prej vitit të kaluar.
Sot Jennifer është elegante dhe po shijon frytet e dietës së saj. Gjithë këto muaj ka ngrënë ushqime te shëndetshme dhe i ka detyruar edhe pjesëtarët e tjerë të familjes të hanë në mënyrë të kujdesshme.
Jenn ka humbur më shumë se 10 kilogramë.
Top Channel