Hagë, Karaxhic në seancë më 13 prill
03/04/2010 14:00
Ish-lideri i serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhic do të paraqitet në sallën e gjyqit më 13 prill, kur do të rinisë procesi ndaj tij në gjykatën e Hagës.
Lajmin e ka bërë të ditur një nga këshilltarët ligjorë të të pandehurit, i cili akuzohet për genocid dhe spastrim etnik, përfshirë këtu masakrën e Srebrenicës.
Dy ditë më parë sektori i Apelit në gjykatën e Hagës ka refuzuar kërkesën e radhës të Karaxhic për të pezulluar procesin me qëllim përgatitjen e mbrojtjes.
Top Channel