Greva, tjetër protestues në spital

03/04/2010 11:20

Transportohet një tjetër grevist në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për shkak të keqësimit të gjendjes shëndetësore.

Grevisti Martin Hasa 27 vjec është dërguar me urgjencë në spital për të marrë një ndihmë më të specializuar.

Greva e urisë ka hyrë në ditën e saj të 13-të dhe pritet nga momenti në moment që të tjerë protestues të largohen nga cadra, pasi gjendja shëndetësore e tyre po rendohet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB