Drejtorja për Evropën në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, Sabine Frejzer ka deklaruar se bllokimi i integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE rrezikon stabilitetin në Ballkan.

Ajo ka bërë thirrje për zgjidhjen sa më shpejt të kontekstit të emrit, duke ftuar Shkupin dhe Athinën që të jenë më konstruktivë në negociata.

“Të gjendet një zgjidhje për cështjen e emrit. Greqia të jetë më konstruktive, ndërsa Maqedonia të shfrytëzojë vullnetin e mirë të palës greke në procesin e negociatave”, ka pohuar Frejzer.

Ajo ka shtuar më tej se zgjatja e cështjes së emrit nuk është në interes të asnjë pale të përfshirë në të.

Top Channel