Formula 1, Webber në Pole Position

03/04/2010 11:25

Mark Webber me Red Bull shënoi kohën më të mirë në provat zyrtare për Cmimin e Madh të Malajzisë në Formula 1.

Kohën e dytë më të mirë e arriti Nico Rosberg me Mercedes Gp, ndërsa pas tij u rendit Sebastian  Vettel me Red Bull.

Vetëm në vendin e tetë gjendet mbreti i shiut, Shumaker ndërkohë që pilotët e tjerë protagonistë si Fernando Alonso, Lewis Hamilton, Felipe Masa e Xhenson Baton u skualifikuan menjëherë nga këto prova në minisesionin e parë, pasi zgjodhën momentin e gabuar për të regjistruar kohët e tyre të shpejta nën rreshjet e shumta të shiut.

Këta pilotë do të nisen respektivisht nga vendi i 17, 19, 20 e 21 që është pozicioni i Felipe Masën. Në këtë mënyrë duket se kanë kompromentuar këtë fundjavë të tyre këta pilotë që kanë dominuar dy garat e para të këtij sezoni, megjithatë me reshjet e shumta të shiut që priten të jenë të pranishme edhe gjatë garës të së dielës, gjithcka mund të ndodh, pasi në kushte të tilla klimaterike parakalimet, sfidat dhe spektakli është gjithmonë i pranishëm. Gjithcka do të fillojë ditën e diel në orën 10:00 drejtpërdrejt në Top Channel.

 

Top Channel