Formula 1, shiu pengon pilotët në provat zyrtare
03/04/2010 11:10
Janë pezulluar vetëm për disa minuta provat zyrtare për Cmimin e Madh të Malajzisë në Formula 1, për shkak të reshjeve të mëdha të shiut në pistë.
Rinisja e evenimentit sportiv u bë vetëm pasi gjendja klimaterike u qetesua disi.
Ndërkohë një ditë më parë në provat e lira Lewis Hamilton me “McLaren” ka qenë piloti më i shpejtë, me kohën 1’34”921.
Pas tij ka qenë Nico Rosberg, i shkëputur me 185 të mijëtat. Në vendin e tretë është renditur “McLaren”-i tjetër i kampionit të botës Jenson Button me 1’35”207, që ka lënë pas “Mercedes”-in e Michael Schumacher.
Top Channel