Durrës, Rama takon gratë socialiste

03/04/2010 15:45

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama duke marrë pjesë në një forum të grave të majta ku është shpalosur vizioni i tyre politik, ka vene theksin tek roli i gruas dhe pozicioni që ato duhet të kenë në zhvillimin e vendit. (UPDATE)

Sipas zotit Rama ky forum që do të organizohet në qytete të ndryshme të vendit synon formësimin e një vizioni të rëndësishëm.

“Një vizion i cili do t’i paraprijë riformësimit të organizatës të grave socialiste dhe progresiste, një organizatë që siç kemi folur me shumë nga shoqet dhe koleget tona duhet të rimendojë vetveten dhe duhet të ristartojë duke marrë në konsideratë domosdoshmërinë për të qenë një forum i hapur, një forum pa kufij partiakë, një forum që do t’u mundësojë grave dhe vajzave në çdo qytet dhe në çdo komunë të vendit pjesëmarrjen në debate të domosdoshme për përmirësimin e kushteve, për pjesëmarrjen e grave dhe vajzave shqiptare në jetën shoqërore të komunitetit të tyre dhe të vendit tonë të përbashkët”, u shpreh Rama.

Në forumin e organizuar nga deputete e drejtuese të Partisë Socialiste morën pjesë përfaqësues të Asamblesë Kombëtare të PS-së si dhe intelektualë të fushave të ndryshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB