Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sërish në frontet e punës së ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës.
Një 37 vjecar me emrin Përparim Kryeziu ka rënë nga një lartësi prej 62 metrash ndërsa po punonte për vendosjen e tranversave të urës së re që po ndërtohet nga një kompani shqiptare.
Pas aksidentit situata është tensionuar në kantier dhe punetoret që kanë parë me sytë e tyre rënien fatale nga kjo lartësi e madhe, hedhin dyshime për mosrespektim te rregullave teknike. Situata është tensionuar dhe një grup punonjësish të firmës ndërtuese kanë protestuar dhe kanë debatuar me drejtuesit e kompanisë.
Protesta ka degjeneruar deri në dhune verbale mes paleve dhe ka qënë ndërhyrja e policisë, e cila ka ftohur gjakrat mes palëve. Gjate 5 muajve te fundit, aksidentet në punë për ndërtimin e kësaj autostrade kanë qënë shumë të shpeshta, pasi në këtë hark kohor kanë humbur jetën 4 punëtorë, nga këta, tre të së njëjtës firmë.
Top Channel