Dështojnë kasat fiskale

03/04/2010 09:05

Procesi i kasave fiskale rezulton i dështuar në pjesën më të madhe, për shkak se janë shitur pa standarde, të pacertifikuara dhe që nuk kanë lidhje me sistemin online të tatimeve.

Për këtë shkak, Ministria e Financave ka urdhëruar ribërjen nga e para të vendosjes së kasave, duke iu referuar vendimit të fundit të qeverisë.

Ndryshimi rrezikon ta shtyjë në kohë procesin, ndërsa për biznesin do të ketë të tjera angari për shkak se i duhet ta ndërpresë përdorimin e kasës deri në riprogramimin nga e para.

Javën e kaluar në ministri të Financave u zhvillua një mbledhje me të pesta shoqëritë e autorizuara të kasave fiskale nga ku dolën në dritë një sërë problemesh, të shkaktuara nga vetë shoqëritë, me “ndihmën” e Drejtorisë së Metodologjisë dhe Kalibrimit.

Tashmë ministria u ka dhënë rreth një muaj e gjysmë afat për t’i ndryshuar kasat e shpërndara, në mënyrë që t’i përshtaten standardit të ri, sipas të cilit nuk lejon programet soft, por vetëm hardëere, si dhe ndalimin në mënyrë kategorike të shitjes së kasave me dy rula letrash, sikurse ka ndodhur deri tani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB