Cox, në rolin e 40-vjecares së divorcuar
03/04/2010 12:10
Courtney Cox, aktorja e njohur e “Friends” ka arritur të shfaqë në një rol tjetër format e saj trupore dhe joshjen femërore.
Në filmin “Cougar Town”, Cox luan rolin e nje 40-vjecareje të divorcuar që flirton me djem më të rinj se vetja.
“Mendoj se është e rëndësishme të flasësh për eksperienca reale. E di qe mikja ime Jennifer do të mbetet e habitur nga ky rol, por gjithësesi duhet treguar ana e vërtetë e jetës së 40-vjecareve”, thotë Courtney.
Cox, nënë e një djali me emrin Coco, ka punuar fort për të qenë në formë të mirë fizike.
“Unë vrapoj, bëj fizkulturë, aerobi dhe ushqehem shëndetshëm. Megjithatë vitet kalojnë edhe për mua”, thotë Cox.
Top Channel