Chelsea mposht Man.Utd dhe rimerr kryesimin

03/04/2010 15:40

Chelsea ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm në garën për titullin kampion në Premier League pasi ka mundur në “Old Trafford” skuadrën e Manchester United me rezultatin 2-1.

Një ndeshje pa shumë emocione në pjesën e parë ku Chelsea shënoi nje gol të mrekullueshëm me anë të Joe Cole. Pjesa e dytë nisi me më shumë ritëm ku Didier Drogba shënoi edhe golin e dytë për miqtë në minutën e 80-të. Vetëm një minutë më pas ishte i riu italian Macheda që ngushtoi diferencën por kjo nuk i ka mjaftuar skuadrës së Ferguson për t’i shpëtuar humbjes.

Me këtë fitore, Chelsea rimerr kreun e renditjes dhe tashmë gjithcka e kanë vetë në duar lojtarët e Ancelotti-t që udhëheqin me dy pikë më shumë se “Djajtë e kuq”.

Top Channel