Belgjikë, dhunohet dhe hidhet në shinat e trenit

03/04/2010 21:35

Mediat belge kane transmetuar një video shokuese ku tre emigrantë me origjinë afrikane kanë dhunuar një student bullgar në mënyrë brutale dhe më pas e kanë hedhur në shinat e metrosë së Brukselit.

Ngjarja brutale ka ndodhur në ditën e Vitit të Ri por është publikuar vetëm kohët e fundit. Imazhet tregojnë se ai është hedhur nga tarraca e stacionit 7 metra e lartë.

Studenti që po kryente stazhin në zyrat e Komisionit Europian është shpëtuar nga dy dëshmitarë që kanë parë skenën. Katër muaj pas incidentit dhe dy operacioneve, djali është në gjendje të mirë, ndërsa agresorët vazhdojnë të jenë të lirë.   

Top Channel