BB: Ja pse tec-i i Vlorës ka leverdi

03/04/2010 08:50

Kreu i Entit Rregullator të Energjisë, Bujar Nepravishta, u shpjegoi deputetëve të enjten se termocentrali i Vlorës nuk ka leverdi ekonomike dhe si i tillë nuk do të vihet në punë.

Por Banka Botërore, e cila e ka financuar pjesërisht këtë termocentral, u është përgjigjur të gjitha pyetjeve të ngritura që në nëntor të vitit të kaluar dhe ka dalë në konkluzion qartësisht se ky termocentral është rentabël, sjell përfitim për vendin dhe duhet të vihet në punë.

“Një nga arsyet që ne jemi të bindur në mbështetjen tonë financiare, që i kemi dhënë këtij investimi me anë të IDA-s, është mjaft interesante. Është një TEC i vogël i prodhimit të energjisë elektrike, por njëkohësisht edhe shumë efikas nga ana mjedisore. Çfarë është me të vërtetë e rëndësishme në lidhje me termocentralin, është se ky termocentral ndihmon që ju të shfrytëzoni në një mënyrë më efikase energjinë e prodhuar nga hidrocentralet”, deklaroi Camille Nuamah në një intervistë me “Shqip” të dhënë vitin e kaluar.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta