Bayern rigjen fitoren dhe kreun e renditjes

03/04/2010 18:05

Bayern Munchen rigjen fitoren në Bundesliga pas dy humbjeve rresht dhe këtë e ka bërë në momentin e duhur pasi ka arritur të fitojë në fushën e Schalke 04, duke i marrë sërish kryesimin.

Kanë qënë Ribery e Muller ata që shenuan dy herë në stadiumin e vendasve, duke shuar ëndrrën e skuadres nga Genselkirchen. Por Kuranyi ka rihapur ndeshjen 10 minuta para përfundimit të pjesës së parë.

Gjithcka dukej se do shkonte në favor të Schalke-s kur Altintop mori kartonin e dytë të verdhë, por bavarezët kanë ditur ta administrojnë rezultatin gjatë 45 minutave të dyta.

Rezultatet e tjera të kësaj jave janë; Borussia Dortmund-Bremen 2-1, Frankfurt-Leverkusen 3-2, Nurnberg-Mainz 2-0, Freiburg-Bochum 1-1 dhe Shtutgart-Monchenglandbach 2-1.   

Top Channel