Këngëtarja e njohur Liljana Kondakçi është arrestuar në qytetin e Selanikut,për llogari të drejtësisë italiane.
Sipas policise se kryeqendrës greke të veriut,Kondakçi ishte shpallur në kërkim prej disa vitesh dhe ështe një ndër anëtaret e një bande të trafikut të lendeve narkotike ne Itali. Ajo është dënuar në mungese prej drejtësise italiane me burg,ndërsa emri i saj ka dalë sërish në listën e personave të shumë kërkuar prej drejtësise,për një tjetër trafik lëndësh narkotike.
Ajo jetonte e fshehur në qytetin e Selanikut,në një banese të marrë me qira prej të afërmve të saj në këtë qytet. Arrestimi i 58- vjecares u bë i mundur prej agjentëve të anti-droges greke,mbas evidentimit të banesës së saj prej policisë italiane.
58-vjecarja do t’i dergohet gjykatës së Selanikut,e cila do të vendose për ekstradimin e saj drejt Italisë.
Top Channel