Tiranë, pranga vrasësit të tre personave
02/04/2010 08:15
Forcat e policisë së kryeqytetit kanë arrestuar mëngjesin e sotëm një person të shumëkërkuar, të akuzuar për tre vrasje.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore zyrtare, sipas të cilave shtetasi Murat Nezha, 33 vjec, u prangos në shtëpinë e tij në Kamëz nga forcat speciale Rena.
Sipas burimeve, në momentin e arrestimit Nezha ishte i armatosur, por u neutralizua nga ndërhyrja e efektivave.
Sipas burimeve, dyshohet se 33 vjecari në vitin 2001 ka vrarë bashkëshorten e tij, vjehrrën dhe më pas vjehrrin.
Për akuzën në fjalë në vitin 2002 ai është dënuar nga gjykata me burgim të përjetshëm.
hrrën dhe më pas vjehrrin.
Top Channel