Tatangelo-D’Alessio: Tani, martesë

02/04/2010 11:05

Pas lindjes së Andreas, Gigi D’Alessio dhe Anna Tatangelo mendojnë hapin e radhës: Martesën.

Anna, një besimtare katolike, nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për të veshur fustanin e bardhë.

Djali i ciftit, Andrea ka lindur me peshë 2.900 gramë dhe erdhi në jetë disa ditë para parashikimit.

“Dua që Andrea të mësojë se ne jetë duhet të luftosh për të arritur. Kam lindur i varfër dhe varfëria nuk më tremb. Por fëmijët e mi janë mësuar me mirëqënie dhe nuk janë në gjendje që të bëjnë sakrifica”, thotë Gigi D’Alessio, duke folur për tre fëmijët e tjerë që ka patur nga martesa e parë.

Top Channel