Shqipëria, një vit në NATO

02/04/2010 15:15

Momentet historike të samitit të Strasburgut, ku një vit më parë Shqipëria u pranua si anëtare me të drejta të plota të aleancës së Atlantikut të Veriut, jane unike dhe të papërsëritshme. (UPDATE)

Te ulur si të barabartë me udhëheqësit më të fuqishëm te botes premtimi kryesor i presidentit dhe kryeministrit te Shqipërisë ishte vazhdimi i reformave për të arritur tanimë jo vetem standardet e NATO-s, por per te qene nje vend i përshtatshëm per anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Rreth ketij premtimi u perqendrua edhe analiza qe kryeministri Sali Berisha i beri nje viti anëtarësimi të vendit në NATO, duke vecuar si momente kulmore zhvillimin e zgjedhjeve te 28 qershorit, pergjigjen e pyetesorit per marrjen e statusit kandidat dhe reformat per liberalizimin e vizave.

“Zhvilluam zgjedhjet me te mira qe jane bere ndonjehere ne vend. Me te njejtin perkushtim qe punuam per NATO-n do te punojme edhe per liberalizimin e vizave”, u shpreh Berisha.

Ne nje vjetorin e anetaresimit te vendit ne NATO nuk kane munguar edhe telefonatat e kryeministrit Berisha me komandantet e trupave shqiptare ne Afganistan dhe Bosnje Hercegovine, si dhe nje video- pershendetje nga aleatet, e percjelle nga komandanti i komandes amerikane ne Europe.

“Dua t’ju pergezoj dhe t’ju them sesa te lumtur jemi te gjithe ne qe Shqiperia eshte pjese e kesaj aleance. Per here te pare kam qene ne Tirane, ne Shqiperi, para 5 vjetesh dhe progresi i shenuar qe atehere ne fushen politike, ekonomike dhe ushtarake, perfaqesuar permes anetaresimit tuaj ne NATO eshte shume i madh. Jemi krenare qe e kemi Shqiperine ne aleance. Urime per njevjetorin e anetarësimit ne NATO”, u shpreh admiral James G. Stavridis, komandant suprem  i Aleances.

Ndersa kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli ka zgjedhur ta festoje me te rinjte e Tiranes diten e pervjetorit te pare te anetaresimit te Shqiperise ne NATO, duke u shprehur e sigurte se, nese 2009-a ishte viti i anetaresimit te vendit ne NATO, 2010-a do te jete per keta te rinj dhe per te gjithe shqiptaret viti, qe do te shnderroje ne realitet premtimin per liberalizimin e vizave.

“Jam optimiste se ky vendim do te merret brenda pak javeve dhe komunikimi juaj virtual nepermjet internetit, Facebook me miqtë tuaj ne mbare boten, do te behet kete vit nje komunikim real me liberalizimin e vizave”, theksoi Topalli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA