Schumacher: Na mungon dicka

02/04/2010 15:40

Vendi i pestë në provat e lira të Malajzisë për Michael Schumacher tregon edhe nje herë se Mercedes GP nuk është në lartësinë për të kërkuar kreun në cdo garë.

Këtë e konfirmon ish 7 herë kampioni i botës edhe pse ai e pranon se skuadra ka bërë një punë të mirë. “Kur fillova të garoja gjeta një ritëm të mirë, por duhet të jemi realistë që na mungon dicka. Gjëja e mirë është që këtu mund të luash me trajektoret për të fituar kohë”, shprehet Schumi.

Më optimist ka qënë Hamilton, i cili la pas gjithë kundërshtarët në këto teste. “Nuk ishte një ditë e keqe pasi përfunduam programin e punës me gomat. Për provat zyrtare do bëjmë disa ndryshime por asgjë serioze. Duket se jemi shumë konkurrues por nuk e dimë si kanë vepruar kundërshtarët me karburantin”, theksoi anglezi i McLaren.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA