Sërish hashash nga Lazarati

02/04/2010 09:00

Rreth 285 kilogramë hashash dhe katër persona kanë rënë në duart e policisë së Gjirokastrës mbremjen e djeshme.

Rreth ores 23:30 minuta policia e Gjirokastrës mori informacion se ne lagjen “Zinxhira” që lidh qytetin me fshatin Lazarat disa persona po transportonin lëndë narkotike me destinacion Fierin.

Automjeti i dyshuar është ndjekur deri në afërsi të Tepelenës dhe rreth orës 3 të mëngjesit, në vendin e quajtur Ura e Memaliajt policia ka ndërhyrë duke bllokuar mbi urë dy automjete, një kamioncinë me targa të qytetit të Elbasanit dhe një mjet tjetër shoqërues.

Në pranga kanë rënë katër shtetas, Andi Kurti, Selami Lushkaj, Eduart Lushkaj dhe Eglivian Atija.

Top Channel