Përvjetori i NATO-s, aktivitet para presidencës
02/04/2010 19:15
Shqipëria mbushi sot një vit nga dita e anëtarësimit në Aleancën e Atlantikut Verior.
Për të kujtuar këtë ngjarje që shënoi një epokë të re në historinë e vendit tonë, Ministria e Mbrojtjes ka organizuar sot një aktivitet në bulevardin “Dëshmorët e kombit” para selisë së presidencës.
Të ftuar ishin zyrtarët më të lartë të shtetit dhe qeverisë, anëtare të trupit diplomatik dhe personalitete të tjera shoqërore të vendit.
Top Channel