“NATO”, Rama: Vendi me bilanc dramatik

02/04/2010 12:20

“Njëvjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO e gjen vendin me një bilanc dramatik, ndërsa liria dhe demokracia janë nën kërcënim.” Kështu deklaroi në një konferencë për media, kreu socialist Edi Rama, i cili theksoi se dy prilli e gjen vendin me mungesën e garancive me elementare për qytetarët, për sipërmarrësit apo për organizatat e ndryshme.

Sipas tij, fakti që kjo datë e gjen e opozitën të angazhuar në protesta në mbarë vendin, për të realizuar një protestë që do të kulmojë më 30 prill në Tiranë, tregon se cfarë ka ndodhur realisht në këtë vit.

Rama theksoi se reagimi i pushtetit vazhdon të jetë në kundërshtim me interesat e vendit.

Top Channel