Max e Emme e duan mamin J.Lo në shtëpi
02/04/2010 11:15
Sa fëmijë vuajnë nga sindroma e frikës prej braktisjes në momentin kur nëna duhet të kthehet të punojë?
Numri është i madh dhe sigurisht prej kësaj frike nuk shpëtojnë as fëmijët e mamave VIP. Jennifer Lopez rrëfen se binjakët Emme dhe Max po e vënë në vështirësi, sepse cdo ditë i luten që ajo të mos largohet për në punë.
“‘Jo, jo, mami mos dil nga shtëpia’, janë fjalët që dëgjoj cdo ditë dhe unë ndihem shumë e keqe që më duhet t’i lë për të ikur në punë”, thotë J.Lo.
Megjithatë asaj i duhet të shkojë në sheshxhirim pasi po realizon filmin “The Back-up Plan”, ku do të interpretojë rolin e një gruaje që përdor fekondim artifical për të mbetur shtatzënë.
Top Channel