Liberalizimi, jo azil dhe punë

02/04/2010 15:15

Ministria e Jashtme ka nisur informimin zyrtar të qytetarëve për t’u bërë të qartë atyre se liberalizimi i vizave nuk mundëson punësim apo qëndrim të gjatë në vendet e BE-së.

Liberalizimi i vizave me Maqedoninë dhe Serbinë solli në Bruksel një fluks të madh kërkesash për azil nga këto dy vende, duke krijuar një situatë shqetësuese për shumë vende të BE. E nisur edhe nga këto ngjarje, në pritje të një vendimi për liberalizimin, Komisioni Europian ka kërkuar mes të tjerave nga Shqipëria të informojë shtetasit e saj.

“Qytetarët duhet ta kenë të qartë së liberalizimi i vizave ka të bëjë me një qëndrim në vendin që viziton jo më shumë se tre muaj, nuk do të thotë mundësi studimi afatgjatë dhe as bashkim familjar”, u shpreh Gazmend Turdiu, sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Nese qytetari shkel detyrimet qe ka ne kete proces liberalizimi atehere ne baze te marreveshjes se ripranimit ai kthehet ne vendin e tij dhe rrezikon te mos shkele me ne ate vend per nje periudhe 5-vjecare, shoqeruar dhe me gjobat perkatese. Nese qytetarit i nevojitet te qendroje me shume se tre muaj ne nje vend te BE atehere serish duhet te drejtohet ne ambasade ku pajiset me vize te tipit D.

Ministria e Jashme do te informoje qytetaret nepermjet posterave dhe fletepalosjeve mbi te drejtat dhe detyrimet qe ata kane ne procesin e liberalizmit te vizave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA