
“Rezultatet e fundit nuk kanë qënë pozitive por jemi tre pikë larg kreut dhe kemi mundësi të përgatisim ndeshjet të qetë”.
Ky është komenti i trajnerit të Milanit, Leonardo, në lidhje me garën për titullin kampion. Braziliani i stolit kuqezi beson ende në ëndrrën për ta fituar trofeun edhe si trajner që në sezonin e parë në rolin e ri.
Në lidhje me deklaratat e trajnerit Mourinho, ai shton: “Nuk mendoj për gjërat që ka thënë. Mendoj vetëm për 7 ndeshjet që na kanë ngelur dhe për mua ka rëndësi vetëm kjo”.
Ndërkohë, për transfertën e Kaljarit, Milan rikuperon sulmuesin Huntelaar si dhe Pirlon e Dinho-n. “Do përballemi me një skuadër që luan mirë. I trembem cilësisë së tyre pasi kanë shumë talent. Do jetë një ndeshje interesante”, përfundon tekniku kuqezi.
Top Channel