Krujë, vritet me armë zjarri 50-vjecari

02/04/2010 16:30

Nje 50-vjecar u vra me arme zjarri ne lagjen Sekseraj te rrethit te Krujes.

Arben Duka u qellua nga persona ende te paidentifikuar kur po parkonte automjetin e tij poshte pallatit ku banonte. Policia tha se agresoret kishin kohe qe e prisnin ne afersi te gardhit rrethues te pallatit per ta ekzekutuar.

Fqinjet e tij qe dolen me vonese nga shtepite e tyre, per shkak te panikut qe u krijua nga te shtenat e armeve, lajmeruan policine. Forcat e komisariatit te Krujes te ndihmuara edhe nga trupat e drejtorise se Durresit, kane ngritur postblloqe ne te gjitha daljet e qytetit, por ende nuk kane rene ne gjurme te vrasesve.

Viktima kishte tre femije dhe ishte i pa pune. Policia tha se po heton per ndonje konflikt te mundshem rastesor ne oret e fundit.
 

Top Channel