Kapet skafi me droge Lazarati

02/04/2010 16:05

Fushata e policisë për të shkatërruar rrjetin e trafikut të drogës, kryesisht në Lazarat, duket se ka detyruar trafikantët të largojnë nga Shqipëria sasira të konsiderueshme.(UPDATE)

Te pakten nje ton marijuane u sekuestrua gjatë një operacioni të përbashkët italo-shqiptar, si dhe shtatë persona janë arrestuar. Por ajo që është më e rëndë është fakti se një pjesë e drogës ka kaluar me skaf nga brigjet shqiptare drejt Italise. Numri një i policisë shqiptare Hysni Burgaj deklaroi se, policia shqiptare pikasi disa skafe me drogë të cilat u bllokuan në Lece, pasi u njoftuan autoritetet italiane.

“Pas konstatimit nga Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare të mjeteve të shpejta lundruese të cilët po lëviznin në ujërat detare, nga ana jonë iu dhanë koordinata të sakta mbi lëvizjen e këtyre mjeteve lundruese, me synim organizimin e operacionit të përbashkët për kapjen e tyre, u bë i mundur bllokimi në zonën e Leçes në Itali i një sasie prej rreth 900 kg lëndë narkotike kanabis sativa”, u shpreh Burgaj.

Në të njejten kohe policia shqiptare bllokoi ne Memaliaj nje automjet me  215 kg kanabis sativa, si dhe u arrestuan te kater personat qe e transportonin ate. Sipas burimeve policore, kanabis sativa, nga trafikante me banim ne Fier ishte blere ne Lazarat per qellim trafikimi drejt Italise. Burgaj ju referua Lazaratit si nje nga epiqendrat e luftes antidroge te policise shqiptare.
 
“Me masat që janë marrë objektivi i Policisë së Shtetit është që e gjithë sasia e lëndës narkotike të prodhuar në Lazarat apo gjetkë të sekuestrohet”, u shpreh Burgaj.

Sipas burimeve policore priten arrestime te reja te personave te implikuar ne kete rrjet te trafikut te droges.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA