Kapen dy gomone me drogë, tre të arrestuar
02/04/2010 18:20
Dy gomone me lëndë narkotike dhe tre persona janë vënë në pranga pas një operacioni të policisë italiane në ujërat fqinje.
Sipas burimeve policore, një prej gomoneve ishte nisur nga gadishulli i Karaburunit, në Vlorë, ndërsa tjetra nga Buneci.
Nuk dihet ende identiteti i të arrestuarve.
Ndalimi i tyre është bërë pas dy orë ndjekjeje në det.
Top Channel