
Jose Mourinho nuk e ka fshehur asnjëherë simpatinë që ka për mesfushorin e Liverpool, Steven Gerrard, duke i kërkuar presidentit Moratti ta sjelle ne Milano.
Nga ana tjeter, Balotelli nuk është më një nga të preferuarit e portugezit dhe kjo mund të bëjë që në horizont të hipotezohet mundësia e ndërrimit mes dy lojtarëve. Anglezi kushton 31 milionë euro dhe Inter ka dëshirë të marrë në skuadër një yll të këtij kalibri.
E vetmja pengesë mund të jetë dashuria e tifozëve “The Reds” për kapitenin që konsiderohet si një legjendë për Liverpool. Titulli kampion mungon që prej 2 dekadash në “Anfield Road” dhe Gerrard kërkon me cdo kusht që ta kthejë në qytetin e tij.
Por sezoni i ardhshem ngjall dyshime për të ardhmen e skuadrës, pasi Benitez dhe shume lojtarë rrezikojnë të largohen për shkak të borxheve të mëdha. Një prej tyre është edhe Gerrard që në verën e shkuar refuzoi një ofertë nga Real Madrid.
Top Channel