F1, Hamilton i pari në provat e lira
02/04/2010 13:20
Lewis Hamilton me “McLaren” ka qenë piloti më i shpejtë, me kohën 1’34”921, në provat e para të lira të Cmimit të Madh të Malajzisë.
Pas tij ka qenë Nico Rosberg, i shkëputur me 185 të mijëtat. Në vendin e tretë është renditur “McLaren”-i tjetër i kampionit të botës Jenson Button me 1’35”207, që ka lënë pas “Mercedes”-in e Michael Schumacher.
Ky i fundit ka paraprirë ndaj pilotëve të skuderisë “Ferrari”, Fernando Alonso, që ka zënë vendin e tetë dhe Felipe Massa, i njëmbëdhjeti.
Top Channel