
Shitësit e produkteve bujqësore shprehen se cmimet cmimet kanë mbetur të larta dhe për shkak të kostove, shitjet kanë rënë ndjeshëm.
Tregtarët kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë, pasi gjendja aktuale e tregjeve në vend, po bëhet e vështirë. “S’ka shitje, leku është zhvlerësuar krahasuar me euron dhe me dollarin. Tregtari për të blerë 100 mijë euro paguan afërsisht 140 mijë dhe jashtë shkon blen mall sa për 100 mijë euro, po keto 40 mije kush ja kompeson atij? Ndaj rriten dhe cmimet”, shprehet Niko Zherbi, kryetari i shoqates se tregtareve bujqesore.
Ndërkohë edhe prodhimi pakët vendas nuk arrin të ulë nivelin e cmimeve në treg. Sipas shoqatës së tregtarëve bujqesorë, do ishte e arsyeshme që për këtë periudhe të vitit, kur produktet vendase janë të pakta në sasi dhe në larmishmëri, qeveria të heqë cmimet e referencës për produktet bujqësore të importit, në mënyrë që cmimet në treg të ulen dhe të rigjallërohet tregu.
Top Channel