Bode: Kriza kaloi

02/04/2010 16:35

Ministri i Financave Ridvan Bode deklaroi sot se ekonomia shqiptare e kaloi krizën dhe i është rikthyer sërish ritmeve të larta të rritjes, që sipas tij dëshmohet nga treguesit më të fundit ekonomikë.

“Elementi më i rëndësishëm për ekonominë ka të bëjë më rritjen e TVSH-së. Qarkullimi i mallrave të brendshme është rritur me 24.3 përqind”, u shpreh Bode.

Keto rezultate duket se e kane entuziazmuar shume ministrin e Financave si rrallë herë muajt e fundit.

Bode tha se treguesit e fundit ekonomikë shtrojnë përpara skenarë të rinj, madje dhe atë për mosshkurtimin e shpenzimeve buxhetore që qeveria u detyrua të lajmëronte në fillim të vitit si pasojë e gjendjes së vështirë të financave publike.

Top Channel