
Në ditën ndërkombetare të autizmit, Bashkia e Tiranës ka përuruar një mjedis enkas për zhvillimin e terapisë të fëmijëve të prekur nga kjo sëmundje, pranë qëndres sociale “Të qëndrojmë sëbashku”.
Kryetari i bashkisë Rama u ka premtuar nënave të këtyre fëmijeve se do t’u përgjigjet kërkesave të tyre për t’u lehtësuar sado pak shqetësimin e krijuar nga kjo sëmundje qe po përphapet shpejt në vendin tonë.
“Do vazhdojmë t’u përgjigjemi për të zhvilluar më tej këtë model dhe të reflektojmë për atë që ka akoma për të bërë. Një qiri i ndezur në errësirë është shumë i rëndësishëm por nuk mjafton për ta mundur errësirën, prandaj duhen ndezur shumë qirinj për ta mundur errësirën”, shprehet kryebashkiaku.
Në këtë qëndër trajtohen 10 femijë autistë, të cilët në mjedisin e ri do të përmirësojnë aftësinë e trurit për të përpunuar informacionin nëpërmjet shqisave, në mënyrë që fëmija të rrisë aftësinë ndërvepruese në jetën e përditshme. Nga ana tjetër po trajnohen stafi edukator i cerdheve për njohjen sa më shpejt të fëmijëve që shfaqin probleme të zhvillimit.
Top Channel