Atentatet, nuk shtyhet CSKA-Inter
02/04/2010 13:20
Do të zhvillohet rregullisht ditën e martë, në stadiumin “Luzhinki” të Moskës ndeshja mes CSKA-së dhe Inter, e vlefshme për cerekfinalet e Ligës së Kampioneve.
Lajmin e kanë bërë të ditur agjencitë ruse, të cilat i referohen një përfaqësuesi të klubit rus.
Ndërkohë, ndeshja tjetër mes CSKA dhe Zenit, e parashikuar për nesër, është shtyrë për shkak të angazhimit të forcave të rendit për ruajtjen e sigurisë në objekte të tjera publike.
Top Channel