Arsenal humbet “xhevahirin” e trëtë

02/04/2010 15:00

Arsenali bllokohet nga dëmtimet në këtë fund sezoni kur lufton pothuajse në të gjitha frontet.

Pas Cesc Fabregas dhe Gallas, ndeshja me Barcelonën i ka kushtuar trajnerit Venger edhe dëmtimin e rusit Andrei Arshavin që rrezikon të mbyllë para kohe sezonin. Fantazisti u dëmtua në pulpë dhe sipas të dhënave të para, atij i duhen 3-4 javë për t’u rekuperuar plotësisht.

“Mendoj se bëhet fjalë për një dëmtim në pulpë dhe nëse është kështu, do qëndroj jashtë për një kohë të gjatë. Hipoteza më e mundshme është 3 javë, por më e keqja është deri në fund të sezonit”, theksoi ish lojtari i Zenitit.

Top Channel