Woods ia mbylli gojën modeles me 10 mln dollarë

01/04/2010 20:50

Një javë nga starti i turneut Augusta ne Georgia, Tiger Woods është vënë sërish në qëndër të vëmendjes për shkak të skandaleve seksuale.

Sipas mediave, ai i ka dhënë 10 milionë dollarë të dashurës së tij të parë Rachel Uchitel, në mënyrë që ajo të mos hapte gojë për marredhenien që kishte pasur me golfistin. Ky nuk ishte një problem i madh për Woods, por nësë llogaritet nukmri i të dashurave që ai ka pasur, ndoshta do t’i duhej të boshatiste arkën.

Shuma u derdh në llogarinë bankare të bukuroshes pak para se ajo të fliste për historinë në një tabloid, intervistë të cilën cuditërisht e anuloi.

Prej kohësh qarkullonin zëra se modeles i ishte mbyllur goja me të holla, por shifrat që qarkullonin shkonin deri në 5 milionë. Pas Uchitel, në listën e “librit rozë” u shtuan edhe një porno stare, një kamariere dhe disa femra të tjera.

Top Channel