
Prefekti i Vlorës nuk njeh vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila i njeh Kujtim Sulçes së PS-së postin e kryetarit të Këshillit Bashkiak.
Prefekti Hasan Halili ka deklaruar dje se do ta çojë në Gjykatën e Lartë çështjen që ka marrë tashmë përgjigje nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit.
“Çështja është ende në proces gjyqësor, ku ne si institucion i prefekturës pas Gjykatës së Apelit do t’i drejtohemi Gjykatës së Lartë. Deri në shprehjen e këtij institucioni, ne nuk mund të shprehim të ligjshëm asnjë vendim të këshillit të bashkisë. Ne nuk jemi kundër vendimeve dhe miratimeve për investimet në qytet, të cilat u miratuan pak ditë më parë në mbledhjen e këshillit të bashkisë, por nuk i pranojmë për vetë faktin se këto vendime nuk janë ligjore”, tha prefekti Halili.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i kreut të Bashkisë së Vlorës, i cili ka deklaruar se “Nuk është në nderin e prefektit të bëhen prononcime të tilla, pasi kur çështja shtrohet për zgjidhje në gjyqësor, palët thjesht duhet të respektojnë vendimin”.
Top Channel