Tregtia, rriten eksportet

01/04/2010 20:40

Të dhënat më të fundit zyrtare të Institutit të Statistikave tregojnë se eksportet janë rritur me ritme të larta edhe për shkurtin.

Sipas të dhënave, për dy muajt e parë të vitit eksportet janë rritur në total me 47.5 për qind, krahasuar me të njëtën periudhë të një viti më parë.

“Eksporti i materialeve tw ndwrtimit wshtw rritur me 58 perqind. Po ashtu wshtw rritur eksporti i celikut, etj”, ka deklaruar Alma Mezini, specialiste e tregtisw me jashtw.

Ndërsa në kahun tjetër, atë të importeve tregtite me jashtë po shfaqin nje tjetër tendencë. “Gjatë kësaj periudhe janë importuar 32 miliardë lekë mallra, me një rënie prej 4 për qind”, ka saktësuar Mezini.

Por shqetësimi më i madh që shfaq tregtia me jashtë për ekspertët është se rënia e importeve po vjen nga ulja e mallrave kapital, makineri dhe pajisje të cilat blihen nga biznesi për qëllime investimi.

Sipas të dhënave zyrtare, në dy muajt e parë të vitit importi i makinerive dhe pajisjeve ka rënë me rreth 17 për qind, një tregues që sipas ekspertëve dëshmon se investimet private në ekonomi janë në rënie.

Rënia e importit të makinerive dhe pajisjeve ka filluar që në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, kohë në të cilën ekonomia filloi të ngadalësojë fort ritmet e rritjes dhe po shfaq shenja thellimi në dy muajt e parë të këtij viti.

Top Channel