Susan Boyle, ditëlindja e parë “luksoze”

01/04/2010 17:20

Një ditëlindje si kjo nuk e kishte festuar asnjëherë më parë.

Këngëtarja britanike e Susan Boyle, e zbuluar si një fenomen gjatë spektaklit “Britain’s got talent” e ka festuar 49 vjetorin me 4 milionë sterlina më shumë në llogarinë bankare.

“Dhurata” i është bërë nga shtëpia diskografike pas suksesit të madh që korri albumi i saj i parë “I dreamed a dream”. Ky është vetëm kësti i parë që “Syco” duhet t’i japë këngëtares, e cila deri tani ka shitur plot 8 milionë kopje.

Top Channel