Ruci: Berisha hodhi shashkën e radhës

01/04/2010 19:25

Kryetari i grupit kuvendor socialist Gramoz Ruci akuzoi kryeministrin se me trajtimin e cështjes së sheshit “Skënderbej”, po tenton të heqë vëmendjen nga problematika kryesore që ka vendi, nga kriza politike, ekonomike dhe ajo institucionale.

“E gjithë ajo që ndodhi këtu ishte thjesht shashka e radhës e kryeministrit. Ishte vetëm zgjidhja për të zhvendosur përqendrimin nga kriza tek sheshi”, u shpreh Ruci.

Deputeti socialist ftoi kryeministrin që të mos i marrë kohën deputetëve duke trajtuar probleme që mund të kenë vend në tryeza të tjera.

Menjëherë kryeministri Berisha theksoi se parlamenti, kryeqyteti dhe sheshi kryesor i tij, janë të lidhur fort me njeri-tjetrin, duke theksuar se kishte ardhur me një ofertë të qartë për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi. “Ju ftoj që të reflektoni mbi propozimin tim, ofertën time”, u shpreh Berisha.

Më pas ishte deputetja socialiste Ermelinda Meksi, e cila ftoi kryeministrin që t’i lerë mesazhet në distancë dhe të ulet në bisedime me Ramën, për të prekur jo vetëm cështjen e sheshit, por edhe te kutive e krizës politike.

Top Channel