Rooney, nuk ka frakturë, vetëm ndrydhje
01/04/2010 15:00
Më pak i rëndë seç ishte parashikuar dëmtimi i Wayne Rooney.
Lajmin e ka bërë të ditur Manchester Utd në një komunikatë për mediat. Sipas klubit, analizat kanë nxjerrë një dëmtim të lehtë në muskuj.
Por ende nuk dihet koha që futbollisti të rekuperohet, një fazë që do të fillojë që nesër.
Sulmuesi është dëmtuar gjatë takimit të Champions kundër Bajernit të Mynihut.
Top Channel