Remonti, terr në disa qytete të vendit

01/04/2010 21:30

Ditën e nesërme në disa qytete të vendit do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike me orare të zgjatura.

Kështu, sipas informacioneve të fundit, nga ora 09:00 deri në 17:00 do të jenë pa drita qyteti i Durrësit, Fierit dhe Vlorës.

Burime zyrtare njoftojnë se ndërprerja e energjisë do të bëhet për shkak të remontit në linjën 220 kë Elbasan-Fier.

Top Channel