“Qafa e Kumbullës”, Policia: Gjendja nën kontroll

01/04/2010 16:50

Një ditë pas publikimit ne media te lajmit për rrugën e Qafes së Kumbullës, mbi tunelin e Thirres ku drejtuesit e mjeteve qe kalojne aty detyrohen te paguajne 500 deri ne 1000 leke pronareve te kamionit per t’i shpëtuar gropave te kesaj rruge provizore, drejtori i policisë së Lezhës ka shkuar në vendngjarje.

Ky shërbim duket se nuk është i licensuar dhe nuk sqarohet nëse paguhen taksa. Drejtuesi i mjetit eshte kontaktuar nga drejtori i policise se Lezhes dhe shpjegon arsyet se perse ka aktivizuar mjetin e tij ne kete segment rrugor.

Per shkak te bllokimit te tunelit cdo dite ne kete aks rrugor teper te veshtire kalojne me qindra mjete.

Top Channel