
Prokuroria e Përgjithshme, përmes një njoftimi për shtyp, ka hedhur poshtë deklarimet e inspektorit të përgjithshëm të ILKPD-së, në komision parlamentar. (UPDATE)
Sipas prokurorisë, inspektoriati pushimin e cështjeve për ish-ambasadorin Florian Nova, dhe ish-prokurorin Arjan Ndoja e ka ankimuar edhe në gjykatë, dhe vendimi ka qënë në favor të prokurorisë.
Prokuroria deklaron se fakti që veprimet e saj janë deklaruar të drejta nga gjykata, tregon se nuk ka patur standarte të dyfishta në punën e saj.
Ndërsa në lidhje me ish anëtarin e KKRTSH-së, Detar Hysin, prokuroria ka sqaruar se ka pushuar hetimin ndaj tij për shkak se, vetë inspektorati nuk kishte vendosur për të masë administrative, siç e parashikon ligji.
Ndërkohë që në njoftim thuhet se, vetë ILDKP, nuk ka ankimuar në gjykatë për këtë rast.
Top Channel